BE-ja “fasiliton” bisedimet, jo UNMIK-u PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Gazmend Syla
e premte . 16 janar 2009
Administrata e OKB-së nuk është ajo që po inicion bisedime të nivelit teknik ndërmjet Prishtinës e Beogradit
Zyra e Pieter Feithit, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të BE-së - EUSR, nuk ka mohuar se shefi i saj ka një rol të rëndësishëm. Të enjten janë zhvilluar konsulta, në zyrën e Feithit, por ende asgjë nuk është finalizuar politika shqiptare
Walker: Pa Reçakun, kosovarët ndoshta ende do të jetonin me frikë PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Nazim Haliti
e premte . 16 janar 2009
ImageDhjetë vjet nga Masakra e Reçakut
“U ktheva edhe një herë për të shprehur dhimbjen për njerëzit e Reçakut. Ata e paguan një çmim të lartë për atë që bota e pa më vonë se ishte spastrim etnik...”, ka thënë në orën përkujtimore ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, Wiliam Walker
Publikohen hetimet konfidenciale të UNMIK-ut, dëshmojnë parregullsi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga KohaDitore*
e premte . 16 janar 2009
Në një faqe interneti të Wikipedias
aPothuajse të gjitha raportet që kanë të bëjnë me Kosovën lidhen me dyshimet për keqpërdorime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, disa prej të cilave janë trajtuar edhe nga mediat kosovare. Këto raporte përmbajnë dyshimet për parregullsi në procedurat e tenderimit, për korrupsion, abuzime seksuale dhe keqpërdorime të tjera zyrtare
Krasniqi: Nuk pres rezultate nga bisedimet me Serbinë PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Agron Halitaj e Gazmend Syla
e premte . 16 janar 2009
Intervistë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi (1)
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi konsideron se Kosova nuk duhet t’i refuzojë bisedimet për çështje teknike me Serbinë, edhe pse është i bindur se këto bisedime nuk do të prodhojnë rezultate konkrete, për sa kohë që Serbia vazhdon të mos e njohë shtetin e pavarur të Kosovës shqiptar
Më shumë se një e treta e TMK-së kalon në FSK PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Zija Miftari
e premte . 16 janar 2009
Pjesëtarët e FSK-së është planifikuar të fillojnë trajnimet më 2 shkurt në Vushtrri
Nga rreth 1.300 pjesëtarë të TMK-së që do të marrin zarfin me rezultate pozitive nga testi për pranim në FSK, 100 do të jenë pjesëtarë të minoriteteve që jetojnë në Kosovë
Deputeti i BDI-së, Xhemaili, kthehet në Parlament PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fami Bajrami
e premte . 16 janar 2009
Pas katër muajsh mungese në punimet e Parlamentit të Maqedonisë
Kthimin e tij në Parlament e ironizoi LSDM-ja opozitare, e cila pohoi se ky është shembull “i mosfunksionimit të gjyqësorit të pavarur në Maqedoni”. Javën e kaluar Gjykata e Shkupit pranoi kaucionin prej 300 mijë eurosh që ai të mbrohet në liri
Ndikimi politik i Beogradit te serbët e Kosovës ende në nivel të lartë PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fisnik Minci
e premte . 16 janar 2009
Përfaqësimi i serbëve shkakton rivalitet mes partive serbe nga Beogradi dhe Kosova
“Të gjithë dëshirojnë që ta shtojnë autoritetin e tyre në mesin e serbëve të Kosovës, por vetëm ata që e kanë votën janë legjitimë”, ka theksuar Petroviq, partia e të cilit numëron më së shumti deputetë serbë brenda Kuvendit të Kosovës
Sukses i nxënësve “i fryrë”, edhe pse i dobët PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Besnik Krasniqi
e premte . 16 janar 2009
Kriteri i mësimdhënësve, përcaktues për (mos)suksesin e nxënësve
Në mozaikun e faktorëve që kanë ndikuar në dominimin e notave të dobëta në ditarët e shkollave të mesme të larta, përmendet edhe faktori nxënës, i cili gjithnjë e më shumë shpenzon kohë në internet apo pas videolojërave, duke lënë mësimin mënjanë
Serwer: Ndërkombëtarët të mos e mbajnë nën tutelë Kosovën PDF Printoni E-mail
Shkruar nga KohaDitore*
e premte . 16 janar 2009
Intervistë e Daniel Serwerit për Zërin e Amerikës
“Ndërkombëtarët duhet disi të tërhiqen, gjë që, megjithëse nuk do ta përmirësonte menjëherë gjendjen, do t’ua jepte rastin shqiptarëve të bënin gabimet e tyre dhe të fillonin të mësonin se kur bën gabime nuk rizgjidhesh”, ka thënë Serwer
Bashkimi kombetar
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen